Moderatorja Bora Zemani ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, ku foli jo vetëm për filmin “5 Herë Jo”, por edhe për historinë e dashurisë me Donald Veshajn.
Bora tregoi mes emocionesh sesi e ka takuar për herë të parë Donaldin dhe sesi e kuptoi që në fillim se do ishin për njëri tjetrin.
“Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri-tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi“, tregoi Bora.
Ajo tregoi gjithashtu se fillimet e lidhjes së tyre ishin të vështira, dhe se të dy ishin shumë xhelozë për njëri-tjetrin.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
