Gerti dhe Laerti kanë debatuar mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 4.
Gerta ka akuzuar Rozana Radin dhe Laert Vasilin për lojë të dyfishtë, teksa nuk u kursye për kolegun e tij, duke thënë se është munduar ta hiqte nga puna, duke përfshirë dhe një zënkë mes tyre përpara disa vitesh.
Në Prime, ky debat u përcoll kështu:
Gerti: Për këtë Laertin kisha pak konsideratë dhe po e ruaja pak atë gjë.
Laerti: Ti ke hyrë në shtëpi duke thënë Laerti është njeriu më i mirë, Laerti të jep shpirtin. Ti je në kontradiktë me fjalët e tua. Isha i gëzuar për ditëlindjen tënde. Hiqe maskën e Jagos.
Gerti: Je xheloz.
Laerti: Jo zotëri. Unë të kam dalë në për zot, kur të kanë lënë në baltë. Kjo quhet pabesi. Ty nuk të bën mirë pushteti.
Gerti: Ti përmende emra.
Laerti: Emra përmende ti. Dhe ke përmendur emra engjëjsh. Ke përmendur fëmijë. Ç’të duhet ty me fëmijët e botës.
Gerti: Për atë vajzë kam bërë sherr unë me ty. E ke sharë, e ke degjeneruar në mes të lokalit. E ke rrahur në mes të lokalit vajzën e botës.
Laerti: Ti ke hyrë duke thënë Laerti është njeriu më i mirë në botë.
Gerti: Ke rrahur një femër more.
Laerti: S’ke asnjë argument dhe asnjë fakt. A s’ke turp ti që përmend fëmijët e botës? Erdhe para meje dhe mu ule në gjunjë, e më kërkove ndjesë.
Gerti: Je i pafytyrë totalisht. Ike dhe i the dikujt të më hiqte nga puna.
Ledioni: Ti ke hyrë në Big Brother për të ballafaquar gjithçka që di për Laertin? Sepse çfarë dëgjuam nuk kanë lidhje me Laertin brenda në Big Brother.
Gerti: Erdhi një dron me inicialen…
Ledioni: Iniciale që Laerti i njeh.
Laerti: Janë miq, kolegë të mi të nderuar. Akuzon produksionin.
Gerti: Do ta jap unë skenën ty tani. Ky njeri ndalon pikërisht te ai emër. I dashur Ledion dhe të dashur ju njerëz. Në momentin që ky dëgjoi emrin e Olta Dakut, ky ndaloi. Unë i thashë që nuk është Olta Daku, por është Olta Gixhari. Jo tha ky, është Daku tha tre herë. E përmendi të më intimidonte.
Laerti: Çfarë intimidimi thua?! Të ka sëmurur pushteti i liderit në shtëpi. Është Rozana Radi ajo, jo kjo tjetra. Që kur ke ardhur ke përmendur emra fëmijësh së vegjël.
Rozana: Na ka përmendur baballarë të vdekur.
Gerti: Edhe për atë do flasim.
Rozana: S’ka nevojë. Për babain tim flas vetë.
Gerti: Të njohin botërisht kush je o Laert. Na turpërove more
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
