Marrëdhënia e William Levy dhe bashkëshortes së tij, Elizabeth Gutiérrez ka pësuar disa herë kriza, por këtë herë ata janë ndarë, pas 20 vitesh martesë.
Ishte vetë aktorja që konfirmoi ndarjen në një intervistë për “Ely”. Ajo ka folur për herë të parë për fundin e martesës me William-in, me të cilin ka dy fëmijë.
45-vjeçarja është shprehur se vendimi nuk ka qenë e lehtë dhe gjërat nuk kanë përfunduar për shkak të mungesës së dashurisë, por ajo nuk është e njëjta vajzë që ka qenë kur ka njohur William-in. Megjithatë ajo i uron më të mirat atij!
“Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që kam qenë 20 vjet më parë që e kam takuar. Ajo që duam në këtë moment është ndryshe. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, duke qenë me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur. U dashurova me buzëqeshjen e tij… dua ta shoh gjithmonë duke buzëqeshur. Une nuk e di ka gjëra që nëse nuk ndryshojnë, duhet t’i ndryshosh. Dhe ky ishte opsioni që duhej të merrja”, tha Elizabeth Gutierrez.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Miri: Jemi në qendër të vëmendjes si familje, gruaja ime është “VIP-e” tani!
- VIDEO/ “Jam më i miri dhe i vërteti”, Miri: I bëj pushimet mes njerëzve edhe s’e kam problem fare…
