Këngëtari Klajdi Musabelliu dhe Bernardi janë ballafaquar në një lidhje direkte në Top Albania Radio.
“Unë nuk jam çertifikata e të vërtetës. Dua të theksoj që Klajdin e kam shumë shok. Më vjen shumë keq që nuk ndenjëm shok deri në daljen time, por besoj që sot e tutje do ta ndajmë cjapin nga kasapi. Madje i propozoj një projekt muzikor, që Klajdi i përshtatet shumë. Cjapi nga kasapi ndahet në momentin që Klajdi do rrëfente ato sekrete që premtoi, që do rrëfente gjatë qëndrimit në shtëpinë e Vëllait të Madh. Do jetë thjesht një bisedë që unë mund ta bëj dhe tani për të qartësuar se ku e kam pasur fjalën. Ajo ishte një deklaratë që vinte nga sjelljet dhe nga bisedat që kam bërë me të tre ju. Nuk është sëmundje ngjitëse, nuk është një gjë e shëmtuar. Janë thjesht ato që unë mendoj. Të vetmët persona që mund ta vërtetojnë këtë janë ti në këtë rast dhe dy banorët e tjerë. Sido që të jetë me një nga ata banorët që ti e di se kush është nuk kam pikë interesi që ta diskutoj këtë gjë më tej. Ama ishte diçka që unë më shumë e thashë në aspektin që nëse sot, nesër ose kurdo që ti ke nevojë, unë do jem këtu për ty për çdo suport që ke nevojë, të njëjtën gjë do t’i them edhe Laertit”, tha Bernardi.
Klajdi deklaroi se nuk ishte homoseksual, por gjithashtu ai tha se e fal Bernardin për deklaratën e tij.
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
