Stenaldo ka folur në dhomën e rrëfimit për një pëlqim që ka pasur për Juelën.
“Do kisha dashur ta kisha dashur”, u shpreh Stenaldo, ndërsa banori tha se e ka shumë për zemër Juelën dhe është një vajzë të cilën ai e vlerëson.
“Juela është super goca e kësaj shtëpisë. Është shumë kollaj ta kesh për zemër. Fare natyrshëm ne kemi krijuar një lloj relate. Është një vajzë e çiltër që ka një bukuri që ndihet dhe nuk ka nevojë për më shumë. E ka shumë për zemër. E vlerësoj shumë kurajën e saj të ndajë një histori personale. Është një person që unë e gjej të bukur në çdo lloj rrethane. Nuk besoj se Juela do ndihet keq nga kjo. Juela është vajza që ka gjithë mendjehapjen e botës për të kuptuar dimensionet që unë po flas. Është një vajzë që e kam shumë përzemërt. Shpresoj që ta ketë rrugën këtu sa më të gjatë, që njerëzit në zhurmën e madhe të kësaj shtëpie, të shohim më shumë karaktere”, tha Stenaldo.
Pasi dëgjoi këtë, Juela e përqafoi banorin dhe më pas tha: “Është një ndjesi shumë e bukur. E jashtëzakonshme. Stenaldo, përveç trurit të tij shumë të thellë… Etiketimi im për Stenaldon është një donzhuan i vërtet. Një puro donzhuan, edhe pse ai s’do ta pranojë këtë. E falënderoj shumë publikisht për të gjithë vlerësimin që më dha. Ne kemi një miqësi shumë të bukur. Të jem e sinqertë, isha pak në siklet”./ Top Channel
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
