Gjatë intervistës që ka zhvilluar së fundmi, Amosi nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth partneres së tij.
“E ke gjetur njeriun e zemrës?”, ishte kjo pyetja e drejtuar ndaj tij nga moderatorja dhe ai deklaroi se momentalisht është në një lidhje për të cilën nuk dëshironte të vinte dorën në zjarr “sepse jeta është gjithmonë me të papritura.”
“Çdo person që ka qenë në jetën time ka qenë njeriu i zemrës. Që do të thotë me çdo vajzë me të cilën jam lidhur, gjithmonë e kam dashur shumë, por jeta, koha, rrethanat të bëjnë që rrugët të ndahen në një pikë dhe të bashkohen me dikë tjetër në një pikë tjetër. Dua të them që për momentin, po, jam, por nuk dua ta vë dorën në zjarr për asgjë, sepse jeta është gjithmonë me të papritura. A do të doja që të ishte kjo e fundit? Po, patjetër. Po kështu kam dashur edhe më përpara…“, tha ai.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
