Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në SHBA ka arritur të takohet me ikonën muzikës, Parashqevi Simaku.
Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj.
“Kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki”, thotë Elton Ilirjani.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
