Rozana Radi i është përgjigjur deputete Zegjine Caushi me një postim në Instagram, pasi kjo e fundit ofendoi Dea Mishelin me një mesazh në adresën e saj të rrjetit social.
“E nderuar zonja Zegjine,
Po ju drejtohem jo për të mbrojtur një person të caktuar, por për të mbrojtur një parim që duhet të na përkasë të gjithëve: respektin për dinjitetin njerëzor. Mund të mos bini dakord me Dea Mishelin. Mund të kundërshtoni mendimet, qëndrimet apo kritikat e saj. Kjo është e drejta juaj. Por kur debati zhvendoset nga argumenti te tallja me pamjen fizike, humbet kuptimin e çdo diskutimi publik. Ju jeni deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Pozicioni që mbani kërkon më shumë maturi, më shumë përgjegjësi dhe më shumë shembull. Vajzat e reja që ju ndjekin duhet të shohin tek ju një grua që përballet me kritikat me argumente, jo një figurë publike që përdor fotografi për të vënë në lojë një vajzë tjetër. Unë dua të jetoj në një Shqipëri ku gratë nuk i sulmojnë gratë për pamjen e tyre. Në një Shqipëri ku mendimi i lirë nuk ndëshkohet me bullizëm. Në një Shqipëri ku deputetët frymëzojnë qytetari dhe kulturë debati, jo përçmim dhe fyerje. Sepse dhëmbët, fytyra apo pamja e një vajze nuk janë argument politik. Ato nuk e bëjnë askënd më pak të vlefshëm dhe as më pak të denjë për t’u dëgjuar. Një demokraci e shëndetshme matet nga mënyra se si trajtohen zërat kritikë, jo nga mënyra se si heshten apo poshtërohen ata.
Me respekt Rozana Radi.”, shkruan Rozana Radi.
- VIDEO/ “Shikoni kush e solli kokën në shpi”, Selin jep lajmin e mirë, falenderon fansat
- “Të tërheqësh zvarrë si një thes një grua në moshë…”, Selin reagon për protestën te Kuvendi
- FOTO/ “Willy është larguar nga shtëpia”, Selin kërkon ndihmën e ndjekësve
- Laert Vasili tregon “çmendurinë” që ka bërë për dashurinë: Shkova ta kërkoja në shtëpi dhe…
- “Pse ndodhin marrëdhëniet paralele?”, Laert Vasili: Kur shpirti është bosh njeriu humbet vetëbesimin dhe i trajton të tjerët…
- VIDEO/ Bujaka dhe Mimoza Ahmeti publikojnë këngën e tyre “Lule Mimoza”
