Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, Françeska Murati tregoi se ka një marrëdhënie ndryshe me Egla Cenon, edhe pse në format patën përplasje të forta.
Tani kanë një miqësi të mirë mes tyre, madje Egla konsumon edhe kafe me nënën e saj.
“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shplarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda. Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska. Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme. Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht”, tha ajo.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
