Aktorja Cubi Metkaj ka lajmëruar sot se do të largohet nga emisioni i mëngjesit në MCN TV.
“Miq të Zgjohu me MCN, nga sot Cubi, kjo mistrecja që na bënte të qeshnim me lot me humorin e saj ka vendosur të ndjek një rrugëtim të ri. Kjo buqetë me trëndafila është pak për ti shprehur mirënjohjen e plotë për gjithçka që i dha këtij formati që nga fillimi i saj. Suksese Cubi, suksese yll Të duam”, thuhet në një postim në rrjetet sociale, krahas fotove të Cubit me kolegët e saj dhe me një tufë me trëndafila.
Nuk dihet nëse, ajo do t’i bashkohet nesër shtëpisë së Big Brother VIP apo jo, dhe kjo mbetet për t’u parë.
Por ajo që dihet është se vetë Cubi i ka bërë disa deklarata të forta sa i përket reality show-t.
Ndërkohë, pak ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Ndryshe”, Cubi Metkaj u shpreh: “Misioni më pëlqen. Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin”.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
