Aktorët Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP 3.
Egla në një moment i tha Julit: “shko dorëzo titullin”, referuar titullit “Mjeshtër i Madh”, të cilin aktori e mori nga presidenti Bujar Nishani në vitin 2017.
Juli nuk e priti aspak mirë komentin e Eglës, duke e cilësuar këtë të fundit si të pashpirt.
Pjesë nga debati:
Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.
Juli: Ke shumë mllef në shpirt.
Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.
Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ki pak respekt.
Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.
Juli: Je horror, e pashpirt.
Egla: Ik ore, paçavure.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
