Këngëtarja Bleona Qereti është shprehur se rrugëtimi i saj artistik ndryshon tërësisht nga ai i këngëtareve shumë të njohura shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora.
Sipas saj këto dy të fundit janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare.
“Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë, teknikisht, këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare”, tha Bleona.
Në një intervistë për Living ajo ka theksuar se nuk gjen arsye për krahasime me to sepse karriera e saj ka nisur dhe është rritur në Shqipëri.
“Unë nuk kam arsye të krahasohem me to, sepse rrugëtimi ynë është tërësisht i ndryshëm. Ato nuk kanë ndenjur në radhë për bukë si të gjithë ne në vitet ’90, nuk kanë pasur një karrierë në Shqipëri dhe më pas të kenë kaluar në skenën ndërkombëtare. Ato janë formuar atje, ndërsa unë jam rritur dhe kam filluar këtu, në Shqipëri”, është shprehur Qereti.
- G Bani ‘shpërthen’ ndaj Danjës: Një provinciale që donte të bëhej qytetare…
- “Dikush më tha për ty që…”, Ledion Liço befason Egli Takon gjatë spektaklit
- Gjesti dhe Xheneta përballen jashtë shtëpisë së BBV: Ja çfarë ndodhi
- “Ditë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit”, Horoskopi i datës 28 Prill
- “A ju ka marrë malli?”, Gjesti ka një pyetje për fansat, ja për çfarë bëhet fjalë
- Egli Tako tregon pse nuk e ndjek më motrën e Gjestit në Instagram