Valer Kolnikaj, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “Ora News” ka rrëfyer publikisht një situatë të papritur që i ka ndodhur me gazetarin Bledi Mane.
I pyetur në një emision televiziv nëse i kanë kërkuar numrin në prapaskenë meshkujt shqiptarë të showbizit, Valeri përmendi situatën me Manen.
Sipas tij, Mane i ka dërguar një foto ‘hot’ dhe priste që Valeri t’ia kthente.
“Të them një, Bledi Mane. Ishim të ftuar në një emision dhe direkt sa dola po më sulmonte duke më orientuar drejt asaj gjëje. Ndoshta ngaqë unë mbaj dhe i shkoj gjërave deri në fund. Luaj pa komplekse. Sapo dolëm, vura re ‘ej po kur do vish të na takosh për këto emisione’. E më dërgoi një foto kështu. Është bërë e modës më dërgo një foto hot. Unë i them që të gjitha fotot hot që bëj i bëj që ti shoh e gjithë Shqipëria. Ai më dërgoi një foto hot dhe priste që t’ia ktheja. Nga ai moment nuk jemi takuar më”,-përfundoi Valeri.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
