Fri. May 30th, 2025

Big Mama bën rrëfimin prekës, tregon pse u nda nga ish-partneri

Këngëtarja dhe konkurrentja e Ferma VIp, Big Mama ka ndarë një rrëfim tronditës për publikun.

Ajo tregoi se kishte qenë viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike nga partneri i atëhershëm. Ajo kujtoi një episod të rëndë ku, sipas saj, partneri e kishte shtrënguar në fyt aq fort sa nuk kishte mundur të ushqehej për rreth një javë.

“Filloi me xhelozi të madhe, presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Nuk isha më vetja ime. E fsheha, nuk doja të dilja në portale. Kisha hallin e familjes. I dërgova një mesazh dhe i thashë që dua t’i jap fund” tha Big Mama.

Në mbyllje të rrëfimit, artistja dha një mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë shqiptare: “Mos iu përgjëro asnjë mashkulli. Bëhuni zonja e vetes suaj. Asnjë familje nuk ka fëmijë për të hedhur poshtë.”

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *