Një lajm ka qarkulluar në media së fundmi, se Bieta Sulo do të zëvendësohet në emisionin e pasdites në Top Channel nga Rozana Radi.
Lidhur me këtë ka reaguar moderatorja e “Ftesë në 5”
“Ju përshëndes ju që na ndiqni si gjithmonë në ekranin e ‘Top Channel’. Dua të shpreh gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që e bëni ‘Ftesë në 5’ emisionin më të dashur të pasditeve shqiptare. Do të jemi në një diskutim mbi dasmën e vitit, do të flasim për dasmën dhe thashethemet që qarkulluan për të përgjatë fundjavës. Ndërkohë që një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga ‘Top Channel’… Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’ Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në ‘Top Channel’. Përkon me 20 vitet e mia ne ‘Top Channel’ dhe në këtë 20 vjetor.. Jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh Bieta.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
