Aktori i njohur, Çun Lajçi ka reaguar pas skandalit që ndodhi në Big Brother VIP 4, ku Jozi qëlloi me shpullë Gjestin.
Postimi i Çun Lajçit:
Psikopati që këndon në dasmat kosovare
Ti paske qenë burr legen, hale, fjalë e pist që volli goja jote, që atë ditë kur e quejte një djalosh ; – “kopil shkine” dhe burr legen dole kur mësove humbjen tande dhe e shfryne urrejtjen ndaj po atij djaloshi që me zemër të ktheu për të dytën herë në BBAVip .
Çfar veriori ti more Jozef Marku! Çfar malsori ti që gjithë fuqinë tande e zbraze në fytyrën e në një djaloshi 6 vite ma t’vogël, që kurrë s’të shau, kurrë s’te ofendoi. Një fjalë t’pist s’e nxorri nga goja e ti; – e tregove trimërinë ndaj një fëmiu!
Ty mos lashtë Zoti pa t’marrue, se tani po e shoh se rruzarën me kryq po e mbake në gjoks, jo për besimin ndaj Zotit, por për urrejtjen ndaj vëllaut!
Ti hyre si psikopat e psikopat i fëlliqur dole duke e “vrar” një djalosh që të mundi me lojën e vet rinore! Ti dite veç të denigrosh, të shfaqesh urrejtje, të abuzosh, të nxjerrësh nga haleja jote fjalë të pista që s’janë për verioret!?
Unë s’dua të ngjallë urrejtje,(se “Shqipnia ka djem si Zana”…) por një kangëtar si ti që din të vras e të poshtnoi shqiptarin, nuk u duhet dasmave kosovare! Ato u shëndrrofshin në morte po të thirrën ty me këndu në gazmendet e tyre!
Tani futu n’yzderhane si Maxharr Pasha, se ti s’paske as fytyrë as burrni as nderë as gjak veriori!
P.S.
Besart Kelmendi, tani me vjen mirë që shkrova tri herë për durimin e lojën tande dhe tani po të them; – jam me ty e për ty dhe TI je fituesi i kësaj loje nëse ka veç pakëz nder në zemrat e shqiptarëve!
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
