Rasti i Kristit të vogël, i cili arriti të mposhtë tumorin, i emocionoi të gjithë shqiptarët mbrëmjen e djeshme.
Ai rrëfeu në studion e Top Channel se një nga personazhet që ka përzemër dhe që e ka bërë të qeshë në ditë të vështira, është pikërisht aktori i humorit Bes Kallaku.
“Unë Kristin e kam qenë në spital para dy vite e gjysmë… Kristi është rritur shumë! Rasti i Kristit na bën të gjithëve të mendojmë sesa i fortë është njeriu, sesi njeriu duhet t’i hakërrehet dhimbjes, sesi nuk duhet të mposhtet. Njeriu përsoset në dobësi. Po flas për veten, që kur them njeriu përsoset në dobësi, do të thotë që dhimbja të afron më shumë me Zotin. Krisiti është shembull për secilin prej nesh. Unë në jetën time, festoj kur kam dhimbje dhe vishem me të bardha kur mbaj zi… unë dhe Kristi nuk heqim dorë, edhe kur na thonë të heqim dorë, sidomos për ata që duam. Ndaj ti mos hiq dorë nga ajo që kërkon të bëhesh, kurrë… mërzitemi ndonjëherë për gjëra koti kur në fakt ka halle më të mëdha”, u shpreh Bes Kallaku.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
