Prezantuesi i “Portokalli”, Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakeli kanë qenë të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku folën gjatë e gjerë për marrëdhënien e tyre. Erjona rrëfeu edhe shakanë më të tmerrshme që Salsano i ka bërë.
Siç tha ajo, plot 12 vjet më parë, ajo mori një telefon nga policia dhe pas saj “u fut brenda”.
“Më mori policia, më futi brenda dhe pastaj (Salsano) më tha, “gëzuar ditëlindjen””, tregoi me të qeshur Erjona, por ende dukej që ishte me inatin e 12 viteve më parë.
Ndërsa Salsano tregonte me krenari që ajo ishte një ngjarje shumë e bukur, Erjona kujton se ai dhe e motra e saj vazhdonin të qeshnin, ndërsa aktorja ishte ende me gjak të ngrirë.
“Ime motër i tha “mos e bëj, se nuk do të të flasë gjithë jetën”.Ishte një shaka e keqe, “e tmerrshme” që, në fakt, mbetet gjithsesi një surprizë e bukur”.
“Si mund të jesh kaq i sëmurë?”, ishte pyetja e moderatores për Salsanon, kur mësoi se Erjona e kishte përjetuar me gjak të ngrirë të gjithë këtë.
“Po aty është e bukura”, ishte përgjigjja e menjëhershme e Salsanos që vazhdonte të këmbëngulte se ajo ishte një surprizë shumë e bukur.
- VIDEO/ Rati tregon rastin e veçantë: Një person më ka ftuar të këndoj në 5 dasmat e tij!
- Eli Fara prek me rrëfimin: Nuk më pret më njeri në Korçë…
- VIDEO/ “Më paska marrë malli shumë”, Mimoza Ahmeti përlotet kur flet për vajzën
- VIDEO/ Selin flet për fejesë dhe martesë: Është më mirë në Kosovë sesa në Shqipëri!
- “Sa e ke çmimin për një natë?”, ja si i përgjigjet Efi Dhedhes ndjekësit
- VIDEO/ Në lidhje me Gjestin? Loredana reagon pas deklaratave të Xhenetës
