Wed. Mar 18th, 2026

Bashkëshortja e Mirit i përgjigjet babait të Selin: Duhet të shikosh njëçik vajzën tënde si e ke edukuar!

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Rabea Shahini u pyet rreth komenteve të babait të Selin, i cili e kishte cilësuar Mirin si “pervers”.

Ajo mbrojti partnerin e saj, duke theksuar se ajo që po ndodh brenda është thjesht lojë dhe se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi njërin person.

“Më duhet të them unë e kam parë intervistën atë ditë kur doli. Edhe momentin e parë ishte kështu si i shokuar. Nga një anë e kuptoj merakun e babait për një vajzë. Por ky meraku nuk të jep të drejtë të gjykosh një person që ti nuk e njeh, që nuk ka bërë asgjë ilegale, thjesht ka bërë një lojë. Më ka nevrikosur njëçik që ka folur kështu. Ti si baba nuk mund t’i japesh gjithë fajin Mirit për atë situatën atje brenda, shiko njëçik edhe gocën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por nuk do ta kuptojë. Duhet të shikosh njëçik vajzën tënde se e ke edukuar ti, jo Miri,” u shpreh ajo.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *