E vetmja kameramane grua në Top Channel, Neli Lleshi është aksidentuar nga një shofer që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Vëllai i Madh, përmes një zarfi, njoftoi banorët e Big Brother VIP, se shuma e grumbulluar nga mesazhet që ndjekësit dërgojnë për ta në “Big Love”, do të shkojë për 28-vjeçaren e aksidentuar.
“Për fat të keq, pas Prime-t të ditës së martë, e vetmja kameramane vajzë në Top Channel, Neli Lleshi, është aksidentuar teksa kthehej në shtëpi me motorin e saj. Neli është 28 vjeç dhe jeton me mamanë dhe vëllanë. Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe Top Channel është siguruar t’i qëndrojë në dispozicion Nelit dhe familjes së saj me të gjitha nevojat që mund të kenë. Megjithatë, Big Brother, në kuadër të lojës, por edhe përtej saj, ka pjesë të formatin edhe shprehjen e dashurisë dhe solidaritetit në mënyra të ndryshme. E meqenëse dashamirësia e publikut drejt jush është shumë e madhe, Vëllai i Madh ju fton ju dhe të gjithë publikun që këtë javë në ‘Big Love’, e gjitha dashuria drejtuar banorëve të shkojë në ndihmë të Nelit, e cila ju ka ndjekur në 32 Prime të kaluar, duke i ardhur kështu në familjes dhe për të treguar që ‘Big Brother’ është i të gjithëve dhe e pret Nelin të kthehet më e fortë”, lexoi Graciano në zarfin e BBV.
- Greta flet për marrëdhënien e saj me Selin pas BBV5: Nuk jemi takuar shpesh, por…
- “Hyni në një nga periudhat më të komplikuara dhe më të vështira të vitit”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë Horoskopi
- Këto 3 shenja të horoskopit po hyjnë në periudhën e tyre më të mirë
- Gjykata e Hagës dënoi liderët e UÇK-së, Leonora Jakupi në lot: Mu duk sikur ma kanë vra për herë të dytë babën…
- Çiljeta Xhilaga tregon dëshirën për të patur fëmijë me Albanin: Kisha vendosur ose do bëja binjakë, ose…
- Dua Lipa reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër!
