Opinionistja e “Përputhen”, Aulona Musta ka komentuar situatën e djeshme në BBV5, mes Inës, Keijsit dhe Stelinës.
Ajo e ka ritheksuar edhe njëherë faktin se Ina dhe Keijsi kishin pëlqim që në “Përputhen” dhe nuk e pranonin.
“Jo moj Ina, Jo…është diçka që duket ëëë… Po pra Ina, po…këtë kemi thënë këtu e tre muaj më parë…është diçka që duket…por ju u kujtuat ta pranonit pas tre muajsh! Ju mund të duheni, të martoheni, të bëni fëmijë, por çdo hap e kësaj marrëdhënie ka qenë kaq fallco dhe e mbushur me gënjeshtra saqë është shumë e vështirë të besohet dhe të krijojë simpati tek audienca. Dhe s’ka të bëjë më me Stelinën (që po vazhdon të gabojë që kërkon akoma sqarim nga Keijsi) ka të bëjë me mënyrën se si është prezantuar marrëdhënia juaj nga dita e parë në Përputhen e deri sot.”, shkruan Aulona në Instastory.

- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
