Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm.
Përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur falënderoi publikun për mbështetjen, por njëkohësisht bëri një njoftim të papritur: ai bëri me dije se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u mbajt dot, pasi policia ndërhyri për të dytën herë radhazi duke bërë kështu të pamundur realizimin e tij.
“Shkodër Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon“, ishte ky njoftimi që Yll Limani ka bërë orët e para të mëngjesit nëpërmjet një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagramit.

- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
