Moderatorja Arbana Osmani ka njoftuar se prej disa muajsh po punon për të hapur restorantin e saj “Bana’s”. Ajo ka zgjedhur të komentojë edhe lajmet, që qarkulluan në media për restorantin e saj.
“Ka ardhur më në fund momenti t’ju zbuloj projektin për të cilin po punoj prej disa muajsh dhe që kam shumë përzemër; Bana’s @banas.piramida. Edhe pse s’kam dashur të zbuloj asgjë pa qenë gati, është folur shumë për të, duke aluduar edhe të paverteta në kufi të absurdit për të cilat nuk kam dashur as të flas e as të përgënjeshtroj. Kam zgjedhur të bëj atë që di të bëj më mirë; të punoj.”, shkruan Arbana në Instagram.
Moderatorja zbulon se restoranti do të hapet të shtunën tek Piramida, ndërsa konfirmon se vazhdon të jetë pjesë e Top Channel dhe do ta shohim së shpejti në ekran.
“Kam ndërtuar dalëngadalë një skuadër fantastike që nga kjo e shtunë ju pret tek Piramida për tju shërbyer pastat artizanale më te shijshme që keni ngrenë ndonjëherë, paninet e ngrohta me bukën e bërë vetë, tiramisu-në me festëk më të mirë në vend e plot gatime të tjera fantastike. Nuk është restoranti luksoz me 5 yje që ndoshta prisni, por është një copëz nga shtëpia ime, nga familja ime. Eshtë një folé e ndërtuar me shumë dashuri e përkushtim e ndihmuar nga miq e bashkëpunëtorë @laago_architects @larisaagovi @arredofab @brunes.al @oz.lighting.studio @depo.casa.al @ritechcompanies e plot të tjerë që besuan në këtë projekt. Eshtë një koncept i krijuar me këshillat e ekselencës së kulinarisë shqiptare në Itali nga @adil_pernezha @alexpernezha @paneamoreefantasiafirenze 🙏 Eshtë një vend takimi shijesh dhe miqsh, një copëz e vogël ku takohen kujtimet që kam nga gjyshja ime Mija, kur shtronte petët e jufkave në fshat në Dibër, me frymëzimin që mora nga udhëtimet në vendin e pastave, Italinë. Nuk ka gjë që më kënaq më shumë se sa të mirëpres miq në shtëpinë time, dhe ideja që tani kjo “shtëpi” do jetë e hapur për të gjithë më mbush me gëzim të veçantë. Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida:)”, vazhdon më tej postimi i Arbana Osmanit.
- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
