Komiteti Teknik i Ekspertëve lajmëroi sot se janë hequr të gjitha masat antico.vid, përveç vaksinimit.
Çfarë u vendos:
-Heqjen e mbajtjes së maskës me detyrim, por rekomandon mbajtjen në ambiente të paajrosura mirë.
-Hapjen e klubeve të natës dhe lejimin e muzikës pas orës 23:00.
-Lejohet nga 1 maji hyrja në kufijtë shqiptar pa paraqitur document vaksinimi apo testimi ndaj Covid.
Por Komiteti, këshilloi që të gjithë personat mbi 60 vjeç apo ata me imunitet të dobët, duhet të marrin dozën e katërt të vaksinës. /Labirinth