Pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit shkruan në rrjetet sociale, se Rama e ka bërë Shqipërinë, një vend të pajetueshëm për fëmijët.
“Partia Demokratike është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë”, shkruan Basha mes së tjerash.
Ndërkohë Rama lajmëroi sot se javën tjetër do të shpallet qeveria e re. /Labirinth
4/4 @pdshqiperi është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 25, 2021