Moderatorja Alketa Vejsiu do të jetë sonte e ftuar në “Live Me Luizin”, një program që i është besuar këngëtarit Luiz Ejlli në Top Channel.
Përpara se programi të nisë, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të jetë një intervistë e vërtetë dhe e hapur.
POSTIMI I ALKETA VEJSIUT:
Faleminderit per dashurine dhe miqesine tende te çilter @itsluizejlli dhe suksese e ngjitsh sa me shume kate lart mbi yje me @livemeluizin.tch Te uroj nje rekord te ri ty dhe skuadres sate🤍 Faleminderit edhe Top Channel per hapsiren e privilegjuar televizive ku pritem me shume dashuri gjithmone🙏🏻🫶
Kur Luizi me pyeti, a ka dicka qe sduhet te pye, i thashe; “me pyet cte te duash ti, dhe une do te pergjigjem sic do e ndjej”!
Nderkohë e kam lene televizionin e parashikueshem dhe sot pasi kam jetuar ne korridoret e Radios dhe Televizionit per 30 vite, skenaret sme duhen me, ndaj ja kam lene narrativen te plote Luizit dhe spontanitetit. Dikur jepja zero intervista, sot i perzgjedh daljet e mia por jam e lumtur te komunikoj sic me flet zemra.
Nuk kam me frike nga gabimet, imperfeksionet, brishtesia ime, gjykimet. Sepse e di qe jam nje grimce rere ne boten e madhe, por jam nje kod gjenetik unik qe ngjaj vec me veten (me te mirat dhe dobesite e mia) ndaj nje copez te zemres sime ne ate studio do ta le sot. Pas shume vitesh ne ekran vjen nje moment kur gjithcka ke arritur te mjafton e duhet ti ndash disa gjera me publikun te cilit une i detyrohem gjithcka kam arritur ne media, nje profesion i bukur dhe i veshtire te cilin do ta ushtroj deri sa te kem force dhe shendet sepse eshte pasioni me i madh profesional i jetes sime.
Dikur kontrolloja te qeshurat madje dhe lotet , (sot jo më). Paketoja nje imazh qe nuk sillte ne ekran asnje fije te ndjeshmerise time njerezore; zemren e bute dhe deshiren per tu kujtuar si Nje njeri i mbare dhe i mire. Nuk dua te kujtohem per sukseset, por per te mirat qe thashe, bera dhe lashe ne kete bote.
Sa here prozhektoret fiken, heq takat, fshij makiazhin dhe dal para pasqyres, ky eshte monologu qe kam me veten; “Bota ka shume nevoje per njerez te mbare qe frymezojne me zemren e mire dhe qasjen e mire per boten, jeten , njerezit, ngjarjet, gjerat, ti duhet te jesh nje prej tyre”!
Kthehem ne @topchannelalbania me nostalgjine e nje kohe magjike ne vitet e pafajesise ku jeta ime ne Media mori mbare qe 14 vjec, dhe ku shpresoj te sjell mbaresi dhe une ne kete episod te ri.❤️🙏🏻🫶
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
- “A të ka marrë malli për Keijsin?”, ja si përgjigjet Ina
- “Stelina narciste në marrëdhënien e tyre?”, ja si përgjigjet Keijsi
