Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Princ Leka me një njoftim zyrtar në rrjetet sociale.
Blerta ka sjellë në jetë një djalë që e kanë quajtur Aleksandër. Kujtojmë se Princ Leka është baba i një vajze që quhet Geraldina, nga martesa e tij e parë me Elia Zaharinë.
POSTIMI NË RRJETET SOCIALE:
10 Korrik 2026, Tiranë
Njoftim Zyrtar
Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026.
Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g.
Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.
Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.
Oborri Mbretëror Shqiptar.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
