Dashi
Sot, nje perplasje e forte rreth parave mund te trazoje gjithcka. Dikush do te testoje durimin tuaj, por ashtu si stuhia e veres, gjithcka do te qetesohet me shpejt nga sa mendoni. Pyetja eshte cfare do te mbetet pas?
Demi
Ka fjale qe nuk do te guxojne te thuhen dhe emocione qe mund te shperthejne papritur. Nje moment tensioni mund te kthehet ne nje afrim te papritur. Mes zemerimit dhe pasionit, kufiri sot eshte shume i holle.
Binjaket
Nje prapaskene financiare del nga hijet dhe nuk mund te injorohet me. Dikush fsheh me shume sesa duket. Kujdes rrugen qe zgjidhni per ta zbuluar te verteten.
Gaforrja
Hena ne Akrep zgjon deshira te forta por edhe instinktin per te luftuar. Partneri mund te mos jete aty ku e prisni dhe kjo do te ndeze dyshime. Megjithate, nata rezervon nje kthese qe nuk e prisnit.
Luani
Dikush ende nuk eshte lodhur duke ju provokuar. Sulmet e fshehta ne pune vazhdojne, por kete here ju keni ne dore levizjen qe mund te ndryshoje gjithe lojen.
Virgjeresha
Nje informacion i papritur del ne drite dhe ndryshon rrjedhen e dites. Nderkohe, dikush ju vezhgon ne heshtje ose flet per ju aty ku nuk duhet. Jo cdo buzeqeshje eshte e sinqerte.
Peshorja
Nje ceshtje ekonomike kercenon te rrezoje ekuilibrin qe e kishit ndertuar me aq kujdes. Nervat do te testohen, por mbremja sjell mundesine per te rikthyer kontrollin.
Akrepi
Hena ne shenjen tuaj ju mbush me fuqi dhe guxim. Dikush do te perpiqet t’ju bllokoje rrugen, por nuk e di se sa te forte jeni bere. Fundi i dites mund te sjelle nje fitore te heshtur.
Shigjetari
Sot kuptoni se nuk keni me nevoje te prisni askend. Edhe pse disa ore do te jene sfiduese, do te zbuloni se forca juaj eshte me e madhe sesa mendonit. Mbremja ju rikthen sigurine.
Bricjapi
Nje takim i vecante mund te zgjoje xhelozine e dikujt qe nuk e duron dot lumturine tuaj. Mos i tregoni te gjitha kartat. Disa gjera jane me te bukura kur mbeten sekret.
Ujori
Jeta po hap nje dere te rendesishme ne familje ose biznes, ndersa nje perplasje ne karriere kerkon gjithe energjine tuaj. Eshte momenti te vendosni kush dhe cfare e meriton vertet kohen tuaj?
Peshqit
Nje udhetim ju afron me ate qe deshironi, por jo pa pengesa. Nje debat ose nje ceshtje ligjore mund t’ju trazoje perkohesisht. Lajmi i mire eshte qe mbremja sjell mbylljen qe prisnit.
- “Prindërit tanë njihen”, Edisa flet për përplasjet me motrën e Mateos: Ja ç‘më tha babi…
- “Fundjavë përvëluese”, sinoptikania: Javën tjetër temperaturat do shkojnë deri në…
- “Një përplasje e fortë rreth parave mund të…”, Horoskopi i datës 26 Qershor, sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Pajtohen Brikena dhe Mateo, flet motra e tij: Vëllai im është xheloz, por…
- VIDEO/ Sara Karaj: Mimoza Ahmeti preferonte afër saj njerëz që ta duartrokasin…
- Keijsi i prekur për humbjen e Eglant Koçit: Sot zemra rëndohet për humbjen e mikut tonë!
