Në kanalin e tij në YouTube është publikuar kënga më e re e Shpat Kasapit, e titulluar “Nana”.
Lajmin për publikimin e këngës e dha bashkëshortja e tij Selvija, e cila në një postim në rrjetet sociale bëri me dije se të tjera, këngë janë ende pa publikuar.
“Ah Shpat. Të qanë të gjitha nënat shqiptare dhe sot po i lë botës një këngë që flet për mallin e një djali në gurbet, që ëndërron ditën kur do të kthehet e do ta gjejë nënën duke e pritur. Sa e rëndë tingëllon sot kjo këngë… sepse një nënë ende pret zërin e djalit të saj, përqafimin e tij dhe trokitjen e tij në derë. Shpati ka lënë pas disa këngë që nuk arriti t’i publikojë dhe edhe pse zemra më dhemb, e ndjej se kam për detyrë t’jua sjell juve, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë mes nesh. Së shpejti në YouTube “NANA”.“, shkruante Selvija.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
