Sun. Jun 14th, 2026

VIDEO/ “Do të kem gjithnjë respekt për Mateon”, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Moderatorja e “Top Arena”, Brikena Selmani i ka bërë një intervistë të veçantë Bleros, teksa ky i fundit nuk ka hezituar të këmbejë rolet me ish-banoren e Big Brother dhe ta pyesë në lidhje me marrëdhënien me Mateon.

Brikena la të kuptohej se marrëdhënia e çiftit më të përfolur të momentit ka marrë fund.

Pjesë nga biseda:

Brikena: I ke dhënë fund beqarisë për herë të tretë. Çfarë keni fituar dhe humbur nga këto eksperienca?

Blero: Jam pasuruar në kuptimin e jetës dhe vendimeve të mia. Nuk jam pishman për asgjë, është një mësim jetësor dhe jam krenar që kam pasur të bëj me persona të tillë. Një pyetje për ty Brikena, ka marrë fund mes teje dhe Mateos?

Brikena: Ke nisur të bësh pyetje edhe ti?

Blero: Për shkak se Top Channel ndiqet shumë dhe fansat më pyesin. Do të doja shumë të ishit bashkë. Edhe fansat më shkruajnë dhe më thonë të ndërhyj që të ktheheni bashkë. Unë nuk e dija që nuk jeni më bashkë.

Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur. Do të kem gjithnjë respekt për Mateon dhe gjithçka që kemi bërë bashkë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *