Parashikimi Astrologjik Javor nga data 8 deri 14 Qershor 2026!
Data 9 Qershor është një ditë e bukur, shumë pozitive dhe shumë optimiste sepse takohet Afërdita, planeti i dashurisë, me Jupiterin në Gaforre, kështu që Akrepi, Gaforrja dhe Peshqit do të kenë tre-katër ditë me fat. Data 10 qershor është një ditë e vështirë sidomos për komunikimin, për mënyrën sesi njerëzit duan të shprehen, për lëvizjet, udhëtimet, kontaktet, marrëdhëniet familjare, pra një ditë ku nuk gjendet konsensusi dhe është e vështirë. Të kenë kryesisht kujdes Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.
Dashi, 4 yje: ![]()
![]()
![]()
![]()
Duke marrë parasysh që nesër kanë një ditë me fat, sidomos në çështje familjare apo lidhur me pronat, sepse vjen një mbarësi, pasnesër duhet të bëjnë kujdes. Fundi i javës me futjen e Afërditës në Luan sjell një periudhë shumë të bukur dhe erotike.
Demi, 3 yje: ![]()
![]()
![]()
Do të kenë një mbështetje në miqësi, shoqëri dhe nesër është një ditë me fat me mundësi dhe shanse të mira. Pasnesër gjërat marrin një vështirësi të caktuar, sidomos për ata të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Do të kenë sherr dhe debate në lidhje me punën.
Binjakët, 3 yje: ![]()
![]()
![]()
Binjakët do të mirëpresin Hënën e Re në shenjën e tyre, e cila do të jetë jashtë kontrollit, dhe do të fillojë ndikimi i kësaj tendence, por Afërdita në Luan në datë 13 qershor do t’i ëmbëlsojë shumë Binjakët dhe jeta do t’u bëhet më e gëzueshme. Në datën 10 qershor, Binjakët kanë prapaskenë të fuqishme pune dhe pasiguri ekonomike.
Gaforrja, 4 yje: ![]()
![]()
![]()
![]()
Si shenjë e ujit janë më me fat sepse do të kenë plane, projekte, dashuri, njohje, sidomos për Gaforret e lindura në 10-ditëshin e tretë. Gaforret e lindura në 10-ditëshin e parë dhe të dytë do të kenë një vështirësi më datë 10 qershor në udhëtim, në karrierë, në çështje ligjore. Kështu që shumë kujdes!
Luani, 5 yje: ![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Do të futet Afërdita në shenjën e tyre dhe do t’i gëzojë shumë. Nesër do të marrin një lajm të mirë, kryesisht në projekte pune, në punë ligjore apo punë të fshehta. Kujdes nga prapaskenat dhe nga data 10 qershor!
Virgjëresha, 3 yje: ![]()
![]()
![]()
Do të kenë shumë fat këto dy-tre ditë, mbështetje, përkrahje, bashkëpunime të mira, aspekt ekonomik. Nesër do të ndikohet 10-ditëshi i tretë. Përmirësohet ekonomia gjatë fundit të javës. Të kenë kujdes në ndryshime pune ose marrëdhënie me shtetin.
Peshorja, 4 yje: ![]()
![]()
![]()
![]()
Datën 10 qershor nuk e kanë fare të mirë, sidomos për ata të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Ndërsa personat e lindur në ditët e tjera, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, do të kenë një kurorëzim, pra fat në karrierë, në punë, një aprovim, një fejesë ose një martesë. Afërdita në Luan do t’i favorizojë shumë.
Akrepi, 4 yje: ![]()
![]()
![]()
![]()
Janë në një fazë pozitive me Jupiterin në Gaforre dhe nesër e pasnesër shkëlqejnë dhe marrin lajme të mira. Me punën dhe shëndetin duhet të kenë kujdes sepse data 10 nuk është edhe shumë primare për ta. Do të flasin për investime ekonomike.
Shigjetari, 3 yje: ![]()
![]()
![]()
Do të favorizohen më shumë në fundjavë dhe në përgjithësi do të kenë një verë të mrekullueshme, argëtuese dhe erotike. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të përfitojnë para, ndërsa të lindurit në 10-ditëshin e dytë do të kenë mangësi në çështje erotike, një ndarje dhe një pasiguri.
Bricjapi, 2 yje: ![]()
![]()
Në datën 10 qershor disa çështje familjare komplikohen ose kemi bashkëjetesa që nuk shkojnë mirë. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të kenë shumë fat.
Ujori, 3 yje: ![]()
![]()
![]()
Do të kenë marrëveshje të mira ekonomike dhe jeta e tyre personale ndryshon në kuptimin pozitiv. Do të kenë veprimtari të reja, forca të reja dhe do ta kenë parasysh se çfarë duan. Nesër dhe pasnesër duhet të kenë një lajm të mirë ekonomik që lidhet me punën.
Peshqit, 3 yje: ![]()
![]()
![]()
Janë një nga shenjat e favorizuara për tre-katër ditë dhe do ta kenë fatin me vete. Janë në një fazë pozitive, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Ata të lindurit në 10-ditëshin e dytë kanë shpenzime më të fuqishme ekonomike ose një siklet në një marrëdhënie erotike.
- Kris dhe Esme celebrojnë dashurinë e tyre, Megi Pojani i shpall burrë dhe grua
- “Si duket ky keci?”, Ermal Mamaqi dhe Mimoza Ahmeti shkëmbejnë batuta: I ke frymëzuar gratë, shohin djem të rinj!
- “Dhëmbët, fytyra apo pamja e një vajze nuk janë argument politik”, Rozana Radi i kthehet Zegjine Caushit: Kur debati zhvendoset nga argumenti, te tallja me pamjen fizike…
- Meri Shehu publikon Horoskopin javor dhe paralajmëron: Këto shenja të kenë kujdes nesër
- Mimoza Ahmeti: Jam me nerva, i them Adit të trashëgohesh se kam gjetur më të mirë se ty!
- “Deklarata më pa lidhje”, Soni Malaj i përgjigjet Jonida Maliqit: Mua këngët mi këndojnë të gjithë!
