Nëna e Selin i kërkoi banores që të largohej nga shtëpia e BBV5, për shkak të situatave të fundit që kanë ndodhur në shtëpi.
“Mami të ka ndjekur nonstop na ke lënë deri në 6 të mëngjesit pa gjumë. Ti sot duhet të vish me mamin në shtëpi se deri këtu ka qenë rrugëtimi jot. Mami ka qenë plotësisht dakord me çdo gjë çfarë ka ndodhur brenda lojës. 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe. Ti i përket dyerve të artit, jo dy njerëzve që nuk duhet të bëjnë këtë gjë”, tha mami i Selin, e cila si përfundim vendosi të qëndronte në shtëpinë e BBV.
Selin ka qenë duke u përlotur ndërkohë që Juela i është afruar dhe e ka përqafuar.
“Mos u mërzit. Ajo është thjesht një shqetësimi mamit tënd si nënë që është. Ti e di që familjarët tanë preken 10 herë më shumë se ne”, i tha Juela Selinit.
“Kjo lojë ka qenë shumë e egër. Lojë me shumë dhunë psikologjike. Kanë thënë çdo lloj fjale, i kemi përballuar. I ke përballuar më së miri, ashtu sikur ke ditur ti me gabime, pa gabime, me krenari. Të gjitha. Sepse ti e do këtë Big Brother dhe do ta çosh deri në fund. Dhe ky Big Brother nuk do kishte sens pa ty. Mami jot e di shumë mirë që ti ke bërë zgjedhjen e duhur. Që ti e ke shumë të nevojshme që në këtë pikë të jetës tënde të marrësh këtë vendim kështu, për ta çuar këtë lojë përpara. Unë do kisha dashur ta përqafoja shumë mamin tënd. I kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë realisht të kam ofenduar”, i tha Juela më tej.
