Mbrëmjen e djeshme mamaja e saj i kërkoi Selin që të largohej nga shtëpia e BBV5, por banorja mori vendimin që të qëndronte.
“Mami të ka ndjekur nonstop na ke lënë deri në 6 të mëngjesit pa gjumë. Ti sot duhet të vish me mamin në shtëpi se deri këtu ka qenë rrugëtimi jot. Mami ka qenë plotësisht dakord me çdo gjë çfarë ka ndodhur brenda lojës. 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe. Ti i përket dyerve të artit, jo dy njerëzve që nuk duhet të bëjnë këtë gjë”, tha mami i Selin, e cila si përfundim vendosi të qëndronte në shtëpinë e BBV.
Pas përfundimit të Prime, Rogerti mori guximin dhe shkoi i kërkoi falje Selin.
“Selin a ke një minutë. Thjesht desha të të them se e respektoj dhe të kërkoj falje si ndihet nëna jote. Faktin që ka ardhur këtu tregon se ajo të do fort”, i tha Rogerti, ndërkohë që Selin i tha: “Faleminderit!”.
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
- “Beqarët mund të kenë një njohje interesante”, Horoskopi i datës 2 Gusht
- Luiz Ejllin do ta shohim së shpejti në ekran, zbulon ëndrrën e tij që po bëhet realitet
- Metorologia bën parashikimin e motit për muajin gusht: Temperaturat mbi 40 gradë deri në këtë datë
- Hëna kalon sot te Peshqit, ja çfarë do ndodhë me këto tre shenjat e Horoskopit
