Mbrëmjen e djeshme mamaja e saj i kërkoi Selin që të largohej nga shtëpia e BBV5, por banorja mori vendimin që të qëndronte.
“Mami të ka ndjekur nonstop na ke lënë deri në 6 të mëngjesit pa gjumë. Ti sot duhet të vish me mamin në shtëpi se deri këtu ka qenë rrugëtimi jot. Mami ka qenë plotësisht dakord me çdo gjë çfarë ka ndodhur brenda lojës. 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe. Ti i përket dyerve të artit, jo dy njerëzve që nuk duhet të bëjnë këtë gjë”, tha mami i Selin.
Ndërsa Selin u shpreh: “Unë nuk jam nga ato njerëz që kur rri këtu rri urtë. Por unë jam këtu për të ngritur zërin për veten time dhe për çdo njeri që atje jashtë shumë njerëz i thonë rri urtë edhe çohen për veten e tij. Uroj shumë që familja ime të më kuptojë. Në fund të ditës unë jam këtu për ata dhe jam shumë e sigurt që edhe me këtë vendim timin unë e kam mbështetjen e tyre”.
Ndërkohë që pas Prime, Selin ka qëndruar e vetme në dhomën e grimit duke u përlotur. Shëndriti i është afruar duke i thënë se më mirë ishte të qëndronte edhe këto dy javë sesa të ishte pishman gjithë jetën.
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
- “Beqarët mund të kenë një njohje interesante”, Horoskopi i datës 2 Gusht
- Luiz Ejllin do ta shohim së shpejti në ekran, zbulon ëndrrën e tij që po bëhet realitet
