Thu. Apr 23rd, 2026

Selin shpërthen në lot: Nuk do lejoj kurrë që burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze!

Nëna e saj i kërkoi Selinës të largohej nga shtëpia e BBV5 për shkak të ngjarjeve që kishin ndodhur në 48 orët e fundit në shtëpinnë më të famshme në Shqipëri.

Banorja u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP”, aty ku dha edhe përgjigjen e saj për Mirin dhe Rogertin.

“Dy burra janë munduar të ulin imazhin e një vajze, që në fund fare është vetëm një vajzë. Dy shfrytëzues të degjeneruar, që kam një mllef aq të madh tani. Dy njerëz të atij niveli, burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze nuk do ta lejoja kurrë. Ata të dy, Rogerti dhe Miri do mbajnë përgjegjësi për fjalët që kanë thënë”, tha banorja në lot.

Ledion Liço i dha mundësinë që në fund të mbrëmjes, ajo të vendoste nëse do qëndronte apo do largohej nga BBV5.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *