Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai i Madh pranoi që ai edhe Selin të darkonin mbrëmjen e djeshme, së bashku në dhomën e surprizave, ku kanë bërë një bisedë të gjatë
Pjesë nga biseda:
Selin: Unë jam ndjerë mirë mbi të gjitha që i kam konfirmuar vetes time një nga mendimet që unë e kisha pasur për ty. Kaq! Por nuk kam pse gënjej. Kur ke ardhur ti në fillim, ditën e parë, nuk e di pse, por përpos gjithë asaj dramës që ‘Dj Gimbo’ më ktheu kurrizin, nuk e di pse kisha një bindje që unë me këtë djalë, nuk mendoja se do lindte diçka, por isha e bindur që do kishim një kimi të mirë me njëri-tjetrin. Edhe e kam vërtetuar një ditë, ndër ditët e para, që ti po bëje dollapin tënd me rroba dhe nuk e di kur ike për shumë gjatë, nuk e di pse u merakosa për një njeri që nuk e njihja. Në atë moment i kam thënë vetëm kaq vetes time, nëse ka diçka për të ndodhur, pa e tepruar, brenda kornizave të mia, thjesht do ta lë veten time të lirë për të ndodhur.
Gimbo: Dhe si ke reaguar ti? Më shumë e rëndësishme për mua, ajo që zbulova është shumë e mirë për mua. Unë të pyes shpesh: ‘A ke për të më treguar diçka?’. Edhe nëse jo çdo ditë, e bëj një herë në dy ditë. Edhe çfarë bën ti… Ti faktikisht nuk e di pyetjen që unë të kam bërë ty. Kjo pyetje është bërë prej meje në momentin kur unë kam filluar të ndjej diçka për ty. Edhe kam dashur të dijë nëse dhe ti ke diçka të njëjtë siç e kam unë, apo jo. Prandaj të kam pyetur. Unë kam dashur që gjërat të shkojnë mirë.
Selin: O Gimbo një sekondë, unë akoma nuk kam thënë që kam ndjenja për ty.
Gimbo: Kam dashur që gjërat të ecin mirë dhe ngadalë, rrjedhshëm, jo me imponime dhe situata pa lidhje. Në disa momente jam ndjerë edhe shumë i prekur. /TCH
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
- Mateo flet fjalët më të bukura për Brikenën: Vajzat mund ta shohin si shembull jo vetëm në karrierë, por edhe në pasarelë
- Kiara Tito uron Luiz Ejllin për ditëlindje: Je një dhe i vetmi dashuria ime, jam krenare për ty
