Sonila Meço ka qenë sot e ftuar në Big Brother VIP, Fan Club, ku përveç komenteve rreth banorëve të këtij edicioni të pestë bëri edhe disa komplimenta drejtuar Kiara Titos.
“Nuk ke dalë Akoma nga Big Brother. Je në mbrojtje totale të banorëve. Unë dhe Kiara jemi takuar për herë të parë kur Kiara i hynte botës së televizionit. Kemi qenë në televizion tjetër Agon Channel dhe Kiara një vajzë shumë simpatike, por shumë e mençur, vendoset si një nga vajzat që shoqëronte Saimirin dhe Gentin. Më kujtohet më vjen një ditë dhe më thotë Sonila kjo nuk është gjëja që dua të bëj. Më jep një këshillë, çfarë duhet të bëj që të arrij. I thashë: po çfarë do të arrish. Po ja tha si ty e si të tjerët. Jam shumë e lumtur që e arrite këtë ditë. Veçse publiku duhet ta dijë. Nuk ke qenë kurrë vajza që i ke hyrë televizonit për të bërë spektakël. Ka qenë 17-18 vjeç dhe mua nuk më ka ndodhur me asnjë vajzë tjetër ekrani dhe jam shumë e lumtur që ke gjetur veten”, tha Sonila.
Këtë deklaratë të Sonila Meços e pasoi Milaim Zeka, i cili me humor tha se nëse do të ishte aq shumë e mençur, Kiara nuk duhej të ishte martuar.
“Është shumë profesioniste, shumë e mençur me një defekt të vogël. Se po të ishte shumë shumë e mençur në përmasat që ti the, nuk do të martohej”, tha ai duke qeshur.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
