Pas natës së parë të Big Brother VIP 5, nisi Fan Club, i cili do të moderatohet çdo të dielë nga Kiara Tito.
Por ditën e sotme, hapjen e programit e bëri bashkëshorti i saj, këngëtari Luiz Ejlli.
Ai prezantoi bashkëshorten e tij, Kiara Tito.
“Ajo është një vajzë, një grua tashmë që nuk është dhe s’ka për të qenë vetëm, se më ka mua në krahë. Janë munduar ta lënë në hije. Po hija nuk e mbulon dritën. Ajo është drita e diellit, bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli”, tha Luizi.
Ndërkohë që Kiara hyri në skenë ata të dy shkëmbyen një puthje.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
