Wed. Mar 18th, 2026

Shenjat e horoskopit që bien lehtë në lidhje toksike

Luani ka besimin se mund ta “shpëtojë” njeriun që dashuron. Ai mendon se dashuria e tij ka fuqinë të ndryshojë karakterin e dikujt, por harrojnë se njerëzit rrallë ndryshojnë për hir të dikujt tjetër. Duke mbyllur sytë ndaj sjelljeve të gabuara, përfundon në marrëdhënie ku humb vetveten.

Gaforrja jep gjithçka sapo ndjen siguri. Por kjo bujari emocionale e bën shpesh të anashkalojë shenjat që tregojnë se partneri nuk është i duhuri. Në fund, kur ndjen boshllëkun dhe mungesën e reciprocitetit, është tepër vonë.

Peshorja, në emër të harmonisë, toleron më shumë sesa duhet. Bën kompromis pas kompromisi, duke besuar se partneri do ndryshojë. Por kur realiteti bëhet i pamohueshëm, tashmë është shumë e zhytur për të dalë pa u lënduar.

Peshqit, romantikë dhe ëndërrimtarë, idealizojnë çdo lidhje. Ata e shohin partnerin si “të përsosur” dhe injorojnë problemet, derisa përballen me një realitet të dhimbshëm.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *