Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë përrallore në Romë.
Mes atyre që nuk i shpëtuan reagimeve të ndjekësve ishte edhe moderatorja Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një marrëdhënie me Genar Topallin.
Një video e saj në TikTok u bë menjëherë virale, duke u komentuar gjerësisht.
Njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore.
Eva Murati nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër: “Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
