Bricjapi është mjeshtër i vetëkontrollit emocional dhe fshehjes së ndjenjave. Ndonëse nga jashtë mund të duket i ftohtë, i prerë dhe i pashqetësuar, brenda tij zhvillohet një stuhi ndjenjash që rrallëkush mund ta kuptojë.
Bricjapi nuk lejon lehtë askënd në botën e tij të brendshme. Për të, shfaqja e emocioneve është baraz me dobësi, një gjë që e bën të ndihet i pambrojtur dhe i “zhveshur” emocionalisht. Ndaj, edhe kur digjet për dikë, ai rrallëherë do ta tregojë.
Mund të të dojë me gjithë qenien e tij, por do të vazhdojë të mbajë një fytyrë të qetë dhe të matur, sikur asgjë nuk po ndodh. Kjo nuk ndodh nga mungesa ndjenjash, por nga frika e ekspozimit emocional dhe ndjenja e rrezikut që vjen me të. Ai ka ndërtuar që në moshë të re një “mur mbrojtës” që e bën të duket i fortë, stoik dhe i paprekshëm, një lloj mburoje që përdor për të shmangur lëndimet.
Bricjapi është ai person që mund të kalojë net pa gjumë, duke menduar për ty, por që nuk do të dërgojë asnjë mesazh. Një dashuri që jeton më shumë brenda tij sesa në sy të botës, sepse për të, ndjenjat janë të shenjta… por edhe të rrezikshme./Iconstyle
- Greta tregon pse Gimbo nuk mori pjesë në ditëlindjen e saj
- FOTO/ “Të don babushi”, Meritoni uron djalin e tij për ditëlindje
- “Kam parë disa video ku ti, Selin dhe Shëndriti flisnit për mua”, Brikena e vendos me “shpatulla pas murit”, ja si përgjigjet Greta
- Atara feston 5-vjetorin e lindjes, Orinda: Kur bekimet e Perëndisë janë më të mëdha se lutjet e tua…
- Meteorologia paralajmëron: Nga nesër, temperatura mbi 40 gradë
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
