Fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli ka kujtuar sot ditën e madhe finalen e spektaklit, kur mori kupën e fituesit dhe çmimin prej 100 mijë eurosh.
“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën”, ka thënë Luizi në një video të postuar në Instastories.
Ndër të tjera ai ka kujtuar momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format.
“Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha PO”, tha ai më tej.
Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.
“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”, shprehet Luizi.
- VIDEO/ “Faleminderit për spermën…”, Katerina e “Përputhen” flet pas lindjes së vajzës: E shkruajta një mesazh për Arnoldin, por…
- Sarah Berisha thyen heshtjen, ja çfarë shkruan për ndarjen nga DJ PM
- VIDEO/ Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit
- Greta flet për marrëdhënien e saj me Selin pas BBV5: Nuk jemi takuar shpesh, por…
- “Hyni në një nga periudhat më të komplikuara dhe më të vështira të vitit”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë Horoskopi
- Këto 3 shenja të horoskopit po hyjnë në periudhën e tyre më të mirë
