Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane është i bindur se Shqipja dhe Blerando kanë ndjenja për njëri-tjetrit.
Bledi e këshillon Shqipen të mos ketë frikë të shprehë ndenjat, pasi sipas tij me këtë logjikë do të mbetet ‘beqare dhe e virgjër’.
“Nuk jemi zyra e gjendjes civile ku ftojmë njerëzit të martohen apo të fejohen. Ne shprehim ato opinionet tona mbi atë çfarë vëllai i madh na servir. Në rastin konkret është një videoklip mjaft i bukur i cili tregon momente edhe intime të sinqerta dhe ajo që është më kokëfortë, gjuha juaj e trupit tregon më së miri atë çfarë ju nuk e thoni me fjalë. Ju të dy për mua jeni mashtrues, por ditët e fundit ju keni qenë të sinqertë me lojën dhe veprimet tuaja. Poshtë atyre pantallonave ju jeni ndjerë mirë me njëri-tjetrin, jam e sigurt se edhe lëkura e këmbës suaj është prekur. Shqipe kur të kritikojmë ulëret kur të flasim për dashurinë na shan. Nëse vazhdon me këtë logjikë do vdesësh e virgjër dhe beqare. Erdhi dashuria në pragu tënd. Nuk po them merre për burrë atë djalë por tregohu e sinqertë me publikun sepse video është e sinqertë. Brenda asaj videoje kishte rezonanca dashurie dhe ne jemi të rritur janë me miliona që e shikojmë. Por ti je një njëri që ke frikë të ndjesh”, u shpreh Bledi.
Kjo nuk është hera e parë që i përmendet ky detaj personal Shqipes në transmetim Live.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
