Blogerja Chiara Ferragni ndodhej në Paris Fashion Week, kur bashkëshorti i saj, reperi Fedez u shtrua në spital dhe ajo me urgjencë u nis për në Milano.
Reperi reagoi dje për herë të parë, ku tregoi, se i ishte nënshtruar një operacioni urgjent.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e nevojshme në këto momente. Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që më kanë shkaktuar hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”, shkroi ai në Instastory.
Kujtojmë, se vitin e kaluar Fedez iu nënshtrua një operacioni të kan.cerit të pankreasit dhe doli me sukses. /Labirinth

- Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
- Selin Bollati shfaqet me dorën e fashuar, ja çfarë ka ndodhur
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
