Sht. Sht 21st, 2024

Luiz Ejlli tregon bisedën me zv/ministrin: Mos e hidh foton se bëhesh ministër

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli tregoi në emisionin “Shqipëria Live” bisedën e tij në Top Channel me zv/ministrin Besart Kadia për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe se si Benet Beci kishte fituar në Shkodër prej tij.

“Besart Kadia ishte me mua te ashensori, isha me Petrinën më dha dorën.

Ta bëjmë një foto”, më tha.

I thashë duke qeshur: “Por mos e posto”.
“Jo”-, tha.

I thashë: “Po ta postosh bëhesh ministër, nuk je më zv/ministër (duke qeshur)”.

“Ti po qesh. Por unë po ta them, që për fitoren e Benetit ke ndikuar ti”,- tha.

Se çfarë më tha diçka për Partinë Socialiste. Unë i thashë vlerësoj njeriun. Atij burri për 700 mijë lekë të vjetra i jam mirënjohës tër jetën. Se aq ka qenë rroga ime”, tregoi Luizi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *