Enj. Maj 16th, 2024

Valbona Selimllari ka qenë e ftuar në emisionin “Living Room”, ku foli për faktin pse i ka mbajtur gjithnjë fëmijët larg vëmendjes së publikut, gjë që ka shkaktuar debate me ta.

“Kam pasur një debat me fëmijët. Ata u rritën dhe nuk e kuptonin pse nuk i nxirrja në ekrane apo rrjete sociale. Një nga debatet e shumta ishte ‘pse ti na fsheh’”, tha Valbona.

Ajo shtoi se arsyeja pse i ka mbajtur në hije, larg kamerave dhe syrit të publikut është se ka dashur të jetë e kujdesshme me ta dhe nuk ka dashur që të ndihen specialë se janë fëmijët e saj.

“U ulëm dhe i thashë, e para që nuk kam dashur t’ju ekspozoj për të qenë e kujdesshme në marrëdhënie me ju. E dyta është fakti që ju jeni fëmijët e mi, fjala VIP është një fjalë që sot e ka humbur kuptimin. Dhe unë nuk do doja që ata të kishin ndjesinë që janë specialë se janë fëmijët e Valbona Selimllarit.”, tha ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *