Sht. Pri 27th, 2024

Në promon e emisionit “Cherry on Top”, Bora Zemani tha se Sara Gjordeni dhe partneri i saj Bardhi do të bëhen prindër.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar, Sara e cila ka postuar një video shumë të bukur në Instagram.

Ndërsa në Instastories shkruan: “Vetem 4 jave qe drita jone eshte mes nesh por gezimi ishte aq i madh sa te dy donim ta ndanim me dashamiresit tane sa me shpejt, e te gezonim ato zemra qe aq fort besuan tek ne e na mbeshteten ne cdo hap. Urojmë te kuptoni terheqjen tone sado te paket nga rrjetet dhe emisionet keto kohe. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe per ne eshte edhe arsyeja perse nuk do te kemi nje rikthim ne Big Brother. Mendojme se kemi fituar SHUME me teper edhe se fituesi real i ketij edicioni. Ajo shtepi na forcoi lidhjen e njeri tjetrit prej se ciles sot po krijohet nje fryme tjeter. Pjesa tjeter urojme te respektojne kete moment i cili per ne, ne fund te dites mbetet nje tjeter emocion i madh per tu procesuar mes nje vorbulle emocionesh te tjera. Sara dhe Bardh Idrizi”.

Ajo që bie në sy në fund të postimit është se Sara ka marrë mbiemrin e Bardhit, gjë që tregon se çifti qenka martuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *