Hën. Maj 6th, 2024

Dy ditë më parë, gazetarja Sonila Meço humbi një prej njerëzve të saj më të shtrenjtë, babain.

Lajmin e bëri të ditur Fjoralba Ponari, drejtuesja e Ferma Vip, aty ky Sonila është opinioniste.

Pas kësaj, gazetarja ka reaguar zemërthyer me një postim në rrjetet sociale.

“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit të pikoka acid në stomak. Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëllim e fjalë zemre për Gjyshi Tomin e shtrenjtë, që sot e përcollëm në banesën e fundit teksa shpirti i ka nisur fluturimin e paqtë. Por nesër, ditën e mërkurë dhe të enjten nga ora 9:00-13:00 dhe 16:00 – 20:00 presim tek Memorial Home “IJA” vizitat e miqve për të kujtuar e nderuar mes nesh histori e copëza jete të një burri fisnik. 🤍🪽🙏”, shkruan Meço.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *