Enj. Maj 9th, 2024

Mbrëmjen e djeshme, Big Brother VIP u hap me një klip përmbledhës së Françeskës kundër çiftit Romeo- Heidi.

“Që në momentin që ka ardhur në shtëpi, unë e kam mikpritur dhe respektuar. Në momentin që Françeska filloi të rrinte me Heidin mu bë qejfi sepse reflektonte qytetari dhe mirësi. Por në momentin që unë dyshova dhe jo pa qëllim i jap një dënim tek pyetet që po bënim me sendet, dhe i kërkova të përqafonte njeriun që donte më shumë brenda shtëpisë. Ajo përqafoi Ledjonën dhe jo Heidin. Ajo nuk është koherente në gjërat që thotë. Unë kam pritur vetëm kur do sulmonte kjo goca dhe ditën e hënë Françeksa më thotë në sy të Heidit: “Kjo goca ka argument më shumë se ty”. Nëse një mik i përbashkët do të të thoshte ty dhe bashkëshortit tënd që ai është më i mirë dhe ti je grop, si do ndiheshe ti?”- tha Romeo.

Nga ana tjetër edhe Françeksa ka mbajtur qëndrimin e saj, duke u shprehur se fakti që është akuzuar se ndan çifte për të është ofendim shumë i rëndë.

“Romeo jemi në Big Brother, jo në jetë reale. Dua të them Romeos që ta ketë të qartë, unë kam hyrë këtu si Françeska dhe kam të drejtë të jap mendimin tim. Unë jam Françeska, ti je Romeo dhe më kë thënë mua “a e di ti se me kë po flet”. Ti më ke thënë mua që dua të ndaj çifte, unë jam një grua e martuar dhe me ndershmëri shumë të lartë, dhe kjo gjë për mua është shumë ofendim.”, tha Françeska.

Sa i përket kësaj situate Heidi ka thënë se Françeska nuk duhet të kishte mbajtur një qëndrim të tillë, nëse vërtetë e konsideron shoqe.

“Në momentin që unë kam shoqe Françeskën dhe shok Julin pse duhet ta tallin që të thonë se unë jam mirë dhe Romeo jo. Françeska shkon mbledh llafe andej-këtej.”, tha Heidi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *