Hën. Maj 6th, 2024

Françeska dhe Romeo kanë debatuar mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP. Lidhur me debatin e tyre reaguan edhe opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Debati mes Arbër Hajdarit dhe Romeo Veshajt:

Arbër: Nuk kam parë një përpjekje që Franceska po tenton të ndajë çiftin, as Julin. Nuk e kam parë në asnjë material filmik. Nëse Franceska shpreh një opinion te Heidi, pse mos t’i bëhet qejfi.

Romeo: Nuk je kaq naiv se të njoh.

Romeo: Heidi u mërzit se unë godita Franceskën.

Arbër: Lojë e dobët e jotja dhe kërkon mbështetjen e Heidit.

Romeo: Unë këtu jam vetëm. Dua të di a është në krahun tim apo jo. Po të të bien ty në tavolinë si do reagoje ti.

Arbër: Do mu bënte qejfi.

Ledion: Mas çdo burri të suksesshëm, ka një grua të jashtëzakonshme.

Romeo: Kur e kam përkrahur atë gocën unë, se ka bërë asnjeri.

Ori: S’më bën sens fare diskutimi të ofendohesh nëse dikush ngre në piedestal një meritë të partnerit. Akuza është ngritur ndaj Franceskës, kanë thënë që ka hyrë po ndan çiftet. Më duket abuzive ta vësh Franceskën në këtë pozitë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *